“Jam i mirë në matematikë, por nuk mund të bëj llogari”, Solskjaer i shmanget pyetjes për mesfushorin e Dortmundit

Tekniku i Mançester Junatid, Solskjaer, nuk pranoi të komentojë në lidhje me transferimin e mundshëm të mesfushorit anglez, Jadon Sanço,i cili aktualisht luan tek Borussia Dortmund. Megjithatë ai pranoi që “djajtë e kuq” janë duke lëvizur për lojtarin e duhur.

Në një intervistë të bërë për median norvegjeze, Ole Gunnar Solskjaer u pyet mbi saktësinë e thashethemeve të dala mbi Sançon, që kanë të bëjnë me kalimin e 20 vjeçarit tek Mançester Unajtid. Përgjigja e trajnerit ishte mjaft e këndshme.

“Jam i mirë në matematikë, por nuk di të bëj llogari fikse. Ka shumë lojtarë të mirë në ekipe të ndryshme. Jemi duke punuar sëbashku me klubin për të afruar lojtarë që i përshtaten skemës sonë.”

Sancho, 20 vjeç, është i lidhur ngushtë me një transferim në Old Trafford këtë verë, megjithëse Liverpul, Real Madrid dhe Barcelona janë gjithashtu të interesuara për ta blerë lojtarin. Sidoqoftë një transferim i mesfushorit do t’i kushtonte skuadrave së paku 100 milionë dollarë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online