Grintë, emocion dhe dëshirë deri në fund. Tottenham-Southampton ka qenë një nga ato ndeshje vetëm Premier League di t’i dhurojë. “Shenjtorët” e kanë nisur përballjen vrullshëm duke vënë në presion ekipin e Conte-s, megjithëse goli i parë do të shënohej në portën e tyre. Një devijim në portën e tij nga Bednarek në minutën e 18 zhbllokon rezultatin, por vetëm pak minuta më vonë ishte Armando Broja ai që ktheu përsëri baraspeshën. Sulmuesi shqiptar shënon edhe golin që i mungonte në karrierë, atë kundër një prej klubeve më të mira të Anglisë.
Gjithashtu, po gjatë pjesës së parë 20-vjeçari humb një tjetër rast të pastër për të kthyer rezultatin në favor të skuadrës së tij. Në pjesën e dytë Tottenham-i arrin të shënojë përsëri me Son që nuk gabon brenda zonës. Skuadra e Southampton-it ankohet te kryesori për një faull në dëm të Brojës në nisje të aksionit, por arbitri ishte i sigurt dhe la në fuqi golin.
Kur po afroheshin minutat e fundit të ndeshjes, bardhekuqtë bëjnë të papriturën. Elyounoussi në minutën e 79 dhe më pas tre minuta më vonë në po të njëjtën mënyrë Che Adams tundin rrjetën e Tottenham-it, duke ofruar një përmbysje të çmendur në kampionatin më të fortë në botë. Drama vijon edhe në minutat shtesë, kur Bergwijn kthen baraspeshën por arbitri sinjalizon pozicion jashtë loje dhe në lë fuqi rezultatin përfundimtar 2-3 për Southampton-in./Halit Delibashi-Sport Ekspres/