Manchester City ka arritur të kualifikohet në fazën gjysmëfinale të Champions League. Megjithatë rruga për në 4 më të mirat nuk ka qenë aspak e lehtë për “qytetarët”. Borusia e Dortmundit ia ka bërë rrugën të vështirë, teksa që në minutën e 15 i surprizon me talentin 17-vjeçar, Bellingham, i cili i kalon në avantazh me një supergol.
Por skuadra e Guardiolës ka reaguar në pjesën e dytë të takimit, duke përmbysur rezultatin me golat e Mahrez dhe të Foden. Shifrat përfundimtare shënonin 1-2 në favor të Machester Cityt, duke bërë që anglezët ta shohin veten një hap larg finales së madhe. “Qytetarët” i shkojnë pranë përmbushjes së ëndrrës së tyre, pasi shuma të mëdha parash janë derdhur për të mbërritur te fitimi i trofeut të Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Deuxième but de Phil Foden ? #MCIBVB #ManCity #UCL pic.twitter.com/biIGor8pAr
— ? (@a_man12300) April 14, 2021