Roma është përballur sot me Tuluzën në një takim miqësor. Francezët kanë kaluar të parët në avantazh, por goli i barazimit erdhi po në pjesën e parë të ndeshjes. Roma fiton një goditje dënimi në minutën e 25 dhe pranë topit shkon Paolo Dibala.
Sulmuesi argjentinas i mahnit të gjithë me përsosmërinë nga gjuajtja e lirë, duke shënuar një gol që vështirë të mos e duartrokasësh edhe si kundërshtar. Topi i goditur me të majtën e tij shkon pranë trekëndëshit të djathtë të portierit, duke mos i lënë këtij të fundit asnjë shans për ta ndalur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Mesdames et messieurs Paulo Dybala : pic.twitter.com/JndVlkyjlW
— José Mourinho Show (@Jmshow10_) August 6, 2023