VIDEO/ Për 8 sezone te Reali e kritikonin se nuk fliste spanjisht, Bale prezantohet me gjuhën spanjolle në SHBA

Gareth Bale ka nënshkruar me skuadrën e Los Angeles, ku do të vazhdojë karrierën e tij. Pas 8 sezonesh me Realin e Madridit, uellsiani vendosi të largohej për të luajtur tashmë në MLS. Megjithëse një kohë e gjatë e kaluar në radhët e “los blancos”, Bale është vendosur shpesh në qendër të kritikave nga mediat.

Pjesën më të madhe të periudhës madrilene e kaloi në stol, ndërsa është akuzuar se i kushtonte më tepër kohë pasionit të golfit se sa vetë futbollit. Madje në media është kryqëzuar për faktin se nuk fliste në spanjisht gjatë kohës që luante për Realin e Madridit. Duket se gjithçka ka qenë një mungesë dëshire e lojtarit, pasi që në ditët e para të transferimit e tij te Los Angeles Bale e prezantuar veten në gjuhën spanjolle./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *