Nuk gjendej në listën e Tuchel-it/ Chelsea i jep shansin Brojës, sulmuesi shqiptar do i bashkohet skuadrës në SHBA

Chelsea ka udhëtuar sot drejt Los Angelosit për të kryer sezonin parapërgatitor për sezonin e ri. Në listën me 19 lojtarë, Tuchel kishte lënë pa përfshirë emrin e Armando Brojës. Por lojtari nuk do të mbetet plotësisht jashtë planeve të trajnerit gjerman.

Mediat angleze bëjnë me dije se 20-vjeçari shqiptar do të ketë shansin e tij për të bindur Tuchel-in. Broja do i bashkohet Chelseat në SHBA javën e ardhshme, kur do të nisin edhe takimet miqësore për blutë e Londrës. Në këtë mënyrë lojtari i Kombëtares kuqezi do të ketë mundësinë e tij për të pasur minuta në këmbë dhe për t’i treguar klubit se sa vlen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online