VIDEO/ Pep Guardiola shkruan historinë në Premier League, u tregon të gjithëve titujt e fituar me Manchester City-n

Manchester City është shpallur sërish kampion në Premier League. “Qytetarët” kanë festuar titullin për të 4-tin vit radhazi. Një rekord historik në Premier League, teksa Guardiola është i pari që arrin të fitojë këtë trofe 4 sezone njëri pas tjetrit.

Pas përfundimit të ndeshjes kundër Ëest Ham-it, trajneri spanjoll është drejtuar nga kamera dhe ka treguar 6 gishta. Një numër që përkon me titujt kampionë që Pep Guardiola ka fituar në krye të pankinës së Manchester City-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/