VIDEO/ Penalltitë vendosin ndeshjen në Mynih, finalisti vendoset në “Santiago Bernabeu”

Bajerni i Mynihut dhe Reali i Madridit kanë argëtuar mbrëmjen e sotme të gjithë dashamirësit e futbollit. Ballafaqimi i parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për këto dy skuadra ka përfunduar në baraspeshë 2-2. Ishte Reali i Madridit ai që kaloi i pari në epërsi. Toni Krosi dha një asist fantastik për Viniciusin në minutën e 23-të, i cili arrit ta shndërronte në gol.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e madrilenëve , ndëtsa e dyta nisi me vrullin bavarez. Sane realizoi një super gol në minutën e 53-të, ndërsa vetëm 2 minuta në vonë Musiala fitoi një 11 metërsh. Penalltinë e mori përsipër ta godiste Harri Kejni, i cili përmbysi rezultatin për Bajernin e Mynihut. Megjithatë Reali nuk u dorëzua. Rodrigo u ndal me faull në zonë nga Kimi duke fituar një penallti që u kthye në gol nga Viniciusi. Ndeshja përfundoi kështu në baraspeshë 2-2, duke e lënë kualifikimin për në finale të hapur në “Santiago Bernabeu”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/