VIDEO/ Penalltitë e dhëna acarojnë Mihajloviç, Milani rikthehet te fitorja kundër Bolonjës

Milani rikthehet te fitorja pas humbjes me Atalantën dhe eleminimit nga Kupa e Italisë përballë Interit. Kuqezinjtë mposhtën me rezultatin 1-2 Bolonjën, duke thelluar kështu në 5 pikë diferencën me vendin e dytë. Loja nisi mjaft me vrull nga ana e Milanit, teksa Leao rrëzohet në zonë në minutën e 26-të dhe fitohet një penallti. Edhe pse Ibrahimoviç gabon nga 11-metërshi, Rebiç gjendet aty për ta transformuar në gol.

Pavarësisht golit të shënuar Milani vazhdoi të qëndronte në sulm, për të shmangur surprizat. Në minutën e 55-të pas një prekje me dorë, kuqezinjtë shënojnë golin e dytë nga penalltia. I acaruar me dy penallti të dhëna, trajneri i Bolonjës, Mihajloviç ndëshkohet me kartonin e kuq.

Siç ka ndodhur dhe në ndeshjet e tjera, Milani rrezikon gjithçka në minutat e fundit të takimit. Në të 81-tën Poli ngushton diferencën në 1-2. Do të ishin pritjet magjike të portierit Donaruma, që do t’i jepnin 3 pikë mjaft të rëndësishme klubit kuqezi./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/BestOfSerieA/status/1355544886024544256

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online