Çfarë sulmuesi humbi Partizani, klubi i Serie A ofron 8 milionë euro për Ekubanin

Kaleb Ekuban do të mbetet për shumë gjatë një nga gabimet më të mëdha të Partizanit, të cilët nuk zgjodhën të blinin kartonin e sulmuesit pas periudhës së huazimit. Sulmuesi ganez bindi në fushë me paraqitjet e tij, por në fund të kuqtë zgjodhën të hiqnin dorë nga një prej sulmuesëve që përpos kontributit në fushë, mund të sillte edhe përfitime të mëdha financiare për Partizanin në rast të shitjes së tij.

Por e shkuara nuk mund të kthehet pas. Që prej vitit 2018 Ekuban ka veshur fanellën e Trabzonsporit, ku po shkëlqen me lojën e tij. Kjo ka bërë që sulmuesi të bjerë në sytë e klubeve të njohura europiane, teksa në Turqi raportojnë se Torino ka paraqitur ofertë zyrtare në tryezën e klubit turk.

Plot 8 milionë euro ishte shifra që ekipi i Serisë A ka ofruar për shërbimet e ish-lojtarit të Partizanit, por është hedhur poshtë nga Trabzonspori. Drejtuesit turq i dinë vlerat e futbollistit të tyre dhe nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga Ekuban, të cilin e konsiderojnë të pashitshëm për momentin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online