VIDEO/ Penallti, autogol dhe “tradhëti”! Derbi i Madoninës vendoset nga Interi, askush nuk del triumfues nga “San Siro”

LIVE, Milan-Inter 1-1  De Vrij (autogol) 17’/Çalhanoglu (p) 11’

Derbi i Madoninës ka përfunduar në barazim 1-1. Një përballje e shumëpritur nga tifozët kjo, që në fund nuk njohu asnjë fitues. Dueli nis në mënyrë të vrullshme, teksa që në minutën e 11 Interi fiton të drejtën e një 11 metërshi. Topin e kërkon Çalhanoglu, i cili shpejt harron të shkuarën dhe tund rrjetën e ish-skuadrës së tij. Tifozët kuqezi ndihen “të tradhëtuar”, teksa turku nuk ngurron të festojë pas shënimit të golit.

Megjithatë festa zgjat vetëm 6 minuta, pasi aq ishte koha e nevojitur për të kthyer përsëri baraspeshën. Një autogol i De Vrajit ndez për një moment festën e Milanit, por në fund nuk do të kishte përmbysje. Derbi vendoset nga vetë Interi, që përpos dy golave të shënuar në secilën portë, humbet shansin për të rrëmbyer fitoren në minutën e 27. Gjyqtari akordon një tjetër penallti, por këtë herë historia është ndryshe. Martinez humb duelin me Tatarushanun dhe takimi mbetet në po të njëjtat shifra, ato 1-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/MessiMX30i/status/1457438042709536777

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online