“Kam pasur interesime“, Lushkja shpjegon situatën te Laçi: Vikuçeviçit nuk i shkoi siç e priste, Josa na ka sjellë qetësinë

Loja e Laçit ka marrë një rrjedhë tjetër që pas largimit të Dejan Vukiçeviç nga drejtimi i skuadrës. Kurbinasit po kthehen te rezultatet pozitive dhe një nga lojtarët që spikat në radhët e tyre është Regi Lushkja. Futbollisti shqiptar ka shpjeguar më mirë situatën brenda klubit në një prononcim për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”.

“Kemi një ekip që ka kualitete brenda. Këtë e kemi dështuar edhe vjet në kampionat, ku luftuam deri në fund për titullin kampion. E treguam veten edhe në Europë, ku kemi bërë një përfaqësim dinjitoz. Iku trajneri Duro erdhi një tjetër. Ai (Vukiçeviç) ka pasur idetë e tij, filozofinë e tij të lojës. Nuk e ka njohur mjaftueshëm ekipin tonë. Plus që ka pasur edhe shumë afrime të tjera që nuk u ambientuan shumë mirë. Këto na kanë mbajtur pak mbrapa në ndeshjet e para të kampionatit. Nuk besoj se ishte problem kjo pjesë, pasi edhe përkthyes kemi pasur dhe një pjesë e lojtarëve e kuptonin gjuhën e tij. Përkthimi ka qenë i mirë. Më shumë kemi pasur probleme psikologjike. Ishim shumë të bllokuar dhe nuk po dilnim dot në lojën tonë.

Josa na ka sjellë qetësi, na ka dhënë besim. Ai trajner ka pasur idetë e tij por nuk i shkoi ashtu siç e priste. Nuk kishte shumë kohë. Ndeshjet ishin shumë afër dhe patëm rezultate negative. E ardhmja? Akoma shpejt për të folur për kontrata. Të shohim kur të vijë merkato. Interesime sigurisht që kam patur. kam patur edhe në verë. Nuk mund të flas shumë hapur. Kam pasur shumë interesime, por nuk ka qenë e duhur oferta si për mua ashtu edhe për klubin“, është shprehur Regi Lushkja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online