VIDEO/ Pasime që lënë në hije edhe De Bruyne! Xhaka mahnit me Gjermaninë, çfarë shpik me këmbët e tij…

Zvicra e ka mbyllur në baraspeshë me shifrat 1-1 ndeshjen e sotme në Ligën e Kombeve kundër Gjermanisë. Një paraqitje për t’u duartrokitur ajo e helvetëve, ku vlen të veçohet emri i Granit Xhakës. Mesfushori shqiptar ka treguar klas të pastër nga këmbët e tij, duke dhuruar pasime perfekte, që lënë në hije edhe De Bruyne.

Aksioni i golit nis pikërisht nga kapiteni i Zvicrës, që nga mesfusha jep një top të mrekullueshëm për Embolo. Ndërkohë ajo që ka mahnitur të gjithë tifozët është ajo çfarë shpik nga këmbtët e tij në minutat e fundit të lojës.

Një top i goditur me pjesën e jashtme të këmbës që rezulton i koordinuar në perfeksion për shokun e tij të skuadrës që ndodhej në krah. Një pasim që të lë me gojëhapur dhe tregon pastër aftësitë dhe vlerat e mëdha të Granit Xhakës. Nuk kanë munguar gjatë ndeshjes as goditjet e tij nda distanca, duke vënë në provë portierin kundërshtar../Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/RainingGoals/status/1302698478477344769

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online