Formacioni i mundshëm/ Reja mund të bëjë surpriza me vendosjen, me Çekiçin dhe tre sulmuesë

Nga Klaudio Ndreca

Shqipëria do të luajë ndaj Lituanisë në mbrëmjen e sotme, atje ku është favoriti kryesor për të dalë me tre pikë. Pas triumfit në transfertë ndaj Bjellorusisë, është ngritur edhe më tepër entuziazmi i kuqezinjëve tanë që ndaj kundërshtarit të sotëm do të kërkojnë një fitore të thellë.

Për këtë arsye Reja mund të vendosi në zbatim një formacion që ka në rreshtim tre sulmuesë, po aq sa në kohën kur kemi mposhtur 0-4 Moldavinë. Këtë herë pritet të jetë Roshi, Sadiku dhe Manaj nga minuta e parë. Sa i përket Armando Brojës, ky i fundit mund të marrë disa minuta gjatë pjesës së dytë.

Një ndryshim pritet në mesfushë atje ku është momenti për të parë Endri Çekiçin, lojtarin që ka prodhuar magji me Ljubjanën. Hysaj dhe Trashi janë të palëvizshëm në krahë, ndërkohë në mbrojtje shihet vendosja e Mihajt si i vetmi ndryshim. /Sport Ekspres/

Strakosha

Mihaj-Dërmaku-Gjimshiti

Hysaj-Gjasula-Çekiçi-Trashi

Roshi-Sadiku-Manaj

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online