Napoli nuk shkon më shumë se barazimi 2-2 në miqësoren e luajtur ndaj Burnemuthit, në “Dean Court Stadion”, teksa skuadra e Sarrit tregoi një lojë të mrekullueshme me pasime dhe sidomos manovra të mirëorkestruara. Sigurisht, golat e pësuar janë gjithashtu një kambanë alarmi. Në këtë takim në Angli, në fushë ka qenë për 90 minuta Hysaj, që ka shërbyer edhe një pasim për golin e Mertensit, në minutën e 19-të, ndërsa Zielisnki ka shënuar tjetrin. Afobe dhe Fransis kanë qenë autorët e golave për Burnemuthin. Hysaj është vlerësuar me notën “6”. Ka pasur gisht te pësimi i njërit gol, por që paraqitja e tij mbetet e mirë.
https://www.youtube.com/watch?v=5bs3LFyVaos