Shpërthejnë kritikat ndaj Sadikut, fajin e kanë 1,5 mln eurot!

Humbja e Legia Varshavës në kampionat përballë Termalica, ose Bruk-Bet Termalica, që e ka mundur 1-0, duke ia ndërlikuar startin e sezonit, pasi Legia ka vetëm 4 pikë në 4 ndeshje kampionati, shihet me sy mjsft kritik nga mediet polake. Natyrisht, gjithçka lidhet me eliminimin në Champions nga Astana, sepse ai ishte prioriteti i klubit kampion të Polonisë.

Armando Sadiku ishte titullar, por vuajti shumë ndaj mbrojtjes së ngjeshur vendase, si dhe mungesën e pasimeve. Në minutën e 72-të në vend të Sadikut u fut italiani Paskuato, por asnjë ndryshim. Sakaq, për sulmuesin shqiptar, nota ka qenë negative, sipas portalit www.legionisci.com, që shkruan se sulmuesi shqiptar nuk la gjurmë dhe nuk bëri punën e tij. Por, edhe në forume, tifozët e kanë “masakruar”, për faj të vlerës së kartonit: 1,5 mln euro. Sipas tyre, por edhe analizës, ai s’po shënon as rastet e lehta. Edhe pse, lojtari ka nevojë të ambientohet…

 

One thought on “Shpërthejnë kritikat ndaj Sadikut, fajin e kanë 1,5 mln eurot!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online