Jasir Asani po kalon një formë të mirë në radhët e Kisvardës. Pak ditë më parë sulmuesi shqiptar shënoi golin e tij të parë në Hungari. Duket se aq ka mjaftuar që ish-futbollisti i Partizanit të zhbllokohet e të gjejë përsëri rrugën e rrjetës.
Ditën e sotme Asani ka festuar sërish me fanellën e Kisvardas, teksa ka shënuar kundër MTK Budapestit në minutën e 44-t. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 4-1 për Kisvardën, e cila kalon në fazën tjetër të Kupës së Hungarisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram