Pas eleminimit nga Uefa Champions League, Milani nuk arrin të dalë nga kriza duke lëshuar terren në kampionat. Kuqezinjtë u barazuan në fushën e Udinezes me rezultatin 1-1 duke rrezikuar kështu vendin e parë në Serie A. Në minutën e 17-të, Beto përfiton nga një gabim në mbrojtje duke shënuar golin e parë dhe e mbyll pjesën e parë me rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë Milani e pati mjaft të vështirë për të krijuar aksione, duke provuar vetëm me krosime dhe topa të gjatë. Fatmirësisht për Milanin, ?brahimoviç arriti të shënojë një gol në minutat e fundit të takimit, duke shmangur disfatën në Udineze./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
https://twitter.com/Matt_Santangelo/status/1469784560074465280