VIDEO/ Partizanit i shpëton nga duart kreu, Skënderbeu shtang ekpin e Dajës dhe lë pas fundin e tabelës

LIVE, Partizani-Skënderbeu 0-1 Zhan Viktor 67′

Dueli i orës 16:00 mes Partizanit dhe Skënderbeut është përmbyllur me një rezultat suprizues. Të kuqtë ishin vetëm 2 pikë larg kreut dhe duke parë Skënderbeun e këtij sezoni, dukej se vendi i parë do i takonte ekipit të Ilir Dajës ditën e sotme.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. “Ujqërit e dëborës“ kanë shtangur kryeqytetasit, teska e kanë mposhtur me shifrat 0-1. Ishte një gol që mban firmën e Zhan Viktor ai që vulosi fatin e këtij takimi. Një fitore me një rëndësi shumë të madhe kjo për bardhekuqtë, të cilët lënë pas vendin  e fundit në tabelë.

Megjithatë vlera më e madhe është ajo në aspektin moral, me ekipin e drejtuar nga Memelli që më në fund kthehet në rrugën e duhur pas shumë rezultatesh negative./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Kardoso

Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Sadria, Vitija, Zguro, Berisha, Taipi, Dumfur, Douna, Zhan Viktor, Mensah

Arbitron: Enea Jorgji

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online