VIDEO/ Partizani trondit Luftëtarin me 8 gola, “çmenduria” e Çinarit dhe inati i nxjerrë që vlen…3 pikë!

Partizani-Luftëtari 8-1 Çinari 9′, 17′, 45′, 69′, Boldor 30′, Dragoshi autogol 80′, Brown 82′, Cara 90′ p/ Lika 36′

Kartoni i kuq: Hyseni 40′

Partizani ka tronditur Luftëtarin në ndeshjen e sotme, teksa e ka mundur me shifrat e thella 8-1. Një përballje kjo që kishte vetëm një protagonist, Eraldo Çinarin. Mjaftonte që të gjuante drejt portës kundërshtare dhe thuajse çdo tentativë e këtij sulmuesi, duhej që topi të nxirrej nga rrjeta.

Ishte dita e Çinarit, ndeshja e Çinarit. Për 90 minuta do të arrinte që të shënonte 4 gola, ku së bashku me një autogol të Luftëtarit, e vazhduar me realizimin e Brwën dhe Boldor, por edhe ekzekutimin e saktë të 11-metërshit nga Cara në sekondën e fundit, do të vendosnin turpërimin që dërgoi zyrtarisht Luftëtarin në Kategorinë e Parë. Megjithatë duhet të theksojmë se në fundin e pjesës së parë u ndëshkuan me karton të kuq dhe duhej që të luanin me një lojtar më pak.

Tek bluzinjtë goli i nderit erdhi nga Lika me një perlë nga goditja e dënimit. Ndërkohë që te Partizani, pavarësisht 7 golave dhe mënyrës sesi mbërriti te fitorja, ky triumf vlen vetëm 3 pikë dhe nuk zhbën të gjitha hapat e gabuara që ka hedhur në kohët e fundit. /Sport Ekspres/

 

/

 

 

, 17′

 

 


Partizani: Teqja, Idrizaj, Belica, Boldor, Trashi, Telushi, Broja, Corderio, Llanaj, Bardhi, Çinari

Luftëtari: Shala, Çela, Çelaj, Dragoshi, Duka, Dushkaj, Hyseni, Isufi, Lala, Lika Mehmetllari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online