VIDEO/ Partizani shpartallon Vllazninë, shkodranët ngrejnë flamurin e bardhë në “Arenën e Demave”

Partizani-Vllaznia ka mbyllur jaën e 12 të “Abissnet Superiore”-s. Të kuqtë kanë shpartalluar Vllazninë mbrëmjen e sotme. Shkodranët kanë ngritur flamurin e bardhë në shenjë dorëzimi, teksa janë mposhtur me rezultatin e thellë 4-1. Kampionët në fuqi i kanë dhënë fund me fitoret në minutë të fundit, teksa këtë herë kanë triumfuar bindshëm që në pjesën e parë të lojës.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 20 nga Arinaldo Rrapaj. Një autogol i Qirkos ktheu baraspeshën në minutën e 32-të, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë Preka dhe Mehmëti i çuan shifrat në 3-1. Për të mbyllur një herë e mirë historinë e kësaj përballjeje mendoi Mageti, i cili vulosi rezultatin në 4-1 në minutë ne 48. Partizani i bashkohet me pikë të barabarta Egnatias në krye të renditjes, por ka një ndeshje më tepër për të zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *