VIDEO/ Partizani po kthehet me Ilir Dajën, fitojnë lehtësisht kundër Apolonisë dhe ngjiten në renditje

Partizani del fitimtar nga stadiumi i Fierit ” Loni Papuçiu”, teksa kanë mposhtur me rezultatin 0-3 Apoloninë. Bitri në minutën e 42-të në pjesën e parë, Bardhi në të 58-tën dhe Idrizaj në të 80-ën i dhurojnë tre pikëshin të kuqve. Me këtë fitore Partizani arrin në kuotën e 7 pikëve dhe i afrohet skuadrës që mban vendin e parë në klasifikim Vllaznisë.

Në ndeshjen e radhës Partizani do të presë Skënderbeun në Tiranë, ku do të synojë marjen e vendit të parë në klasifikim. Situata përkeqësohet për Apoloninë, e cila vazhdon me rezultatet negative në Superligë. Me këtë disfatë fieraket pozicionohen në vendin e parafundit në kampionat me vetëm 2 pikë.  Gjithashtu kjo humbje ka dhimbje dyfishe, pasi u eleminuan në Kupën e Shqipërisë pikërisht nga Partizani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *