Partizani ka zhvilluar ditën e sotme takimin e parë miqësor përpara fillimit të kualifikueseve të Ligës së Konferencës. Të kuqtë e kanë kaluar me sukses provën e tyre të parë, teksa kanë mposhtur me rezultatin 1-2 Muran. Këta të fundit e mbyllën sezonin që shkoi në vendin e 4-t në Slloveni dhe do të përballen me Sfintul Gheorghe-n në turin e parë në Ligën e Konferencës.
Goli i parë erdhi në minutën e 8 nga Marusko, që kaloi në avantazh vendasit. Megjithatë Partizani do të përmbyste gjithçka në pjesën e dytë të takimit. Skuka barazon shifrat në minutën e 51-të, ndërsa në të 70-n ishte afrimi më i ri, Hoti, ai i cili i dha fitoren “demave të kuq”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/