VIDEO/ Lojtari me zemër të madhe që askush nuk i afrohet! Rasti i Sadio Mane, thërriti djaloshin që mblidhte topat për t’i dhënë dhuratën

Sadio Mane është një futbollist që aktualisht është në qendër të vëmendjes. Futbollisti i kombëtares senegaleze u bë lojtar i ri i Bajernit dhe kështu përfundoi një periudhë fantastike te Liverpul. Mane do të mbërrijë në Gjermani mëngjesin e së martës dhe në të njëjtën ditë janë planifikuar ekzaminimet mjekësore në ambientet e Bajernit.

Pas kësaj ai do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare dhe do të prezantohet zyrtarisht. Liverpul do të fitojë rreth 32 milionë euro nga shitja e lojtarit të tyre më të mirë, plus një bonus gjashtë milionë euro që do të varet nga numri i paraqitjeve të Mane në fanellën e klubit të ri.

ESPN publikoi sot një video nga një ndeshje e Champions League për nder të Manes. Menjëherë pasi Mane doli nga loja, ai thirri djalin që po mblidhte topa dhe i dha një fanellë, e më pas e përqafoi. Gjithçka nuk mund të kalonte pa buzëqeshjen e dallueshme të Manes. Ky njeri ka një zemër të madhe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online