Zyrtare/ Lëvizje brenda kampionatit, Vllaznia prezanton një rikthim: Për të gëzuar si dy sezone më parë

Vllaznia ka prezantuar sot afrimin më të ri në skuadër. Bëhet fjalë për një rikthim të Dajan Shehit. Lojtari 25-vjeçar ishte pjesë e Vllaznisë dy sezone më parë, por u largua fillimisht drejt Partizanit e më pas drejt Skënderbeut. Pas dy sezonesh, Shehi kthehet sërish në Shkodër, aty ku kuqeblutë i urojnë sa më shumë suksese për në edicionin e radhës.

“Dajan Shehi rikthehet sërish në shtëpi. KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër. I urojmë atij një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu, për të gëzuar sërish sëbashku ashtu siç bëmë dy sezone më parë. Mirë se erdhe Dajan Shehi”, shkruan klubi i Vllaznisë në faqen zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online