VIDEO/ Partizani dhe Tirana po udhëheqin futbollin në Shqipëri! Skuka ishte kursyer për shtëpinë e re, shënon 2 gola kundër Bylisit

Partizani-Bylis 2-1 Skuka 17′, 64’/ Souza 80′

Partizani nuk ka lejuar askujt që t’i prish festën në shtëpinë e re. Të kuqtë arritën që të mundnin Bylisin me shifrat 2-1. Këtë herë ka shpërthyer Skuka, që pas disa luhatjeve në performancë, dukej se kishte lënë gjithçka për inaugurimin e stadiumit të ri. Ky lojtar arriti të shënonte me penallti në minutën e 17.

Ndërkohë në të 64 do të vinte një gol i kalibrit të rëndë nga ky sulmues, që driblojë bukur edhe Teqjan, duke shënuar nga një kënd mëse i vështirë. Teksa te Partizani e quajtën ndeshjen të mbyllur dhe nisën me aktivizimin e disa lojtarëve të rinj, Bylisi ngushtoi diferencat në të 80 me Souzan. Megjithatë miqtë dukeshin të pafuqishëm për të shkaktuar surprizën e madhe. Pas kësaj fitore, Partizani shkon në kuotën e 22 pikëve, po aq sa Tirana e vendit të parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online