VIDEO/ Partizani bind në miqësore kundër Mariborit, goli nga Hoti dhe Teqja bën heroin në fund

Partizani ka bindur në miqësoren ndaj Mariborit. Të kuqtë barazuan në shifrat 1-1. Në pjesën e parë, Partizani shkëlqeu me manovrën sulmuese dhe mënyrën sesi dilnin në portën kundërshtare.

Ishte sërish Hoti që shënoi, teksa në minutën e 34 përfitoi nga pakujdesia e një prej lojtarëve kundërshtar. Me nisjen e së dytës, Partizani iu afrua sërish golit.

Një super pasim nga mesfusha i Bitrit dhe më pas Cara që do të gjendej para portës, por nuk e arriti dot topin. Pak minuta më vonë, në të 50, Brnic, arriti të barazonte me një kordinim fantastik duke gjetur cepin e rrjetës.

Murataj tentoi nga distanca kur takimi po i afrohej fundit, por portieri rival i mohoi golin. Në fund kishte vend edhe për protagonizmin e Teqjas që me një super ndërhyrje i mohoi fitoren Mariborit në shtesë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online