VIDEO/ Partizani bie në Korçë, Skënderbeu kap Tiranën në renditje dhe ‘final four’ është vetëm 1 pikë larg

Partizani bie në Korçë. Të kuqtë janë larguar me një humbje minimale 0-1 nga juglindja. Ishte një penallti në minutën e 38 të takimit ajo që i dha fitoren Skënderbeun. Dean Liçoja u tregua i saktë nga 11 metrat, megjithëse përballë kishte një mjeshtër në pritjen e penalltive, si Alban Hoxha. Portieri i Partizanit e kuptoi krahun e goditjes, por nuk mundi të shmangte dot golin.

Bardhekuqtë aritën të dërgonin sërish topin në rrjetë në minutat e fundit të kohës së rregullt, por këtë herë pozicioni nuk ishte i rregullt dhe goli u cilësua i pavlefshëm. Me këtë fitore Skënderbeu ka kapur Tiranën në tabelën e renditjes, ndërsa ‘final four’-i tashmë është vetëm 1 pikë larg./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

…………………………
byu/Football_24_7 insoccer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online