VIDEO/ Asllani jep asist të përsosur në Serinë A, Lautaro Martinezi i jep meritat e golit

Kristjan Asllani ka dhënë asistin e tij të dytë me fanelën e Interit. Mesfushori shqiptar e nisi si titullar ndeshjen e sotme kundër Leçes dhe e shpërbleu menjëherë besimin e dhënë nga Inzagi. 21-vjeçari dha një pasim të përsosur me të jashtmen e këmbës së tij të djathtë, që nxorri Lautaro Martinezin përballë portierit kundërshtar. Sulmuesi argjentinas e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 16 dhe drejton gishtin nga Asllani, për t’i dhënë këtij të fundit meritat e golit të shënuar./Halit Deliashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online