VIDEO/ Partizani bëhet nostalgjik, kujton panenkën e Alban Hoxhës dhe kualifikimin në Champions

Partizani është bërë nostalgjik mëngjesin e sotëm. Në prag të duelit kundër Bate Borisovit në turin e parë kualifikues në Champions League, kampionët e Shqipërisë kanë ndarë kujtime nga e shkuara. Të kuqtë kanë shpërndarë një video në faqen zyrtare në “Facebook”, ku tregojnë çaste nga kualifikimi historik kundër Ferencvaroshit.

Bëhet fjalë për vitin 2016, kur kryeqytetaait eliminuan Ferencvaroshin në Champions League. Një meritë e madhe atëherë shkoi për Alban Hoxhën, i cili, përveçse priti tre penallti të hungarezëve, arriti të realizonte një 11 metërsh në stilin panenka. Emocione të forta, të cilat kampionët në fuqi të Superiores do të përpiqen t’i provojnë përsëri./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online