VIDEO/ Paratë nuk vlejnë gjithmonë! Laçi është krenaria e Superiores në Europë, eliminon Craiovan dhe kalon më tej

LIVE, Craiova-Laçi 0-0

Me petkun e favorites dhe më një vlerë shumë herë më të lartë se Laçi, Universitatea Craiova pritej të kalonte pa shumë probleme në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Por Laçi tregon se në futboll paratë nuk vlejnë gjithmonë. Kurbinasit nuk hoqën dorë asnjë moment nga ëndrra për të bërë historinë në arenën europiane, duke bërë krenar gjithë shqiptarët me biletën e prerë për në raundin e tretë kualifikues të kompeticionit më të ri të krijuar nga UEFA.

Fitorja 1-0 në “Elbasan Arena” është pasuar nga një barazim me rrjeta të paprekura në Rumani, duke bërë që Laçi eliminojë kështu Craiovan dhe të kalojë më tej në turin e radhës. Kurbinasit kanë përfaqësuar denjësisht Superioren në Europë, ku tashmë një emër i madh si Anderlechti i pret./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online