(VIDEO) Panik në Torino, mbi 400 të plagosur!

Një alarm fals për bombë ka shkaktuar frikë të madhe pas golit të tretë të Realit të Madridit

Panik i madh mes tifozëve të Juventusit në Torino, ku pak pas golit të tretë të Realit të Madridit ka pasur kaos në sheshin San Karlo, ku po ndiqnin finalen e Champions League në një ekran gjigant. Ka qenë një alarm fals për bombë, ose më saktë një shashkë e fuqishme, ajo që shkaktoi frikë të madhe dhe vrap në panik, nga ku disa persona mbetën të lënduar nga të shkelurat që i shkaktuan njëri-tjetrit. “Kemi dëgjuar dikë të bërtasë, njerëzit kanë filluar të shtyjnë njëri-tjetrin dhe ia kemi mbathur”, kanë qenë fjalët e një tifozi të Juventusit pas panikut të shkaktuar në sheshin në fjalë. “Unë jam mirë, por kam parë njerëz të rrëzuar në tokë”.

Luka Feole, një nga të dërguarit e “Gazzetta dello Sport”, ka treguar përjetimin personal në momentet e frikës në Torino. “Kemi pasur shumë frikë. Ka nisur gjithçka nga një zhurmë e çuditshme, e përsëritur disa herë. Një goditje, nga e cila nisi gjithçka dhe kapi gjithë turmën. Zhurma erdhi nga një zonë e sheshit, por njerëzit filluan të lëvizin me shpejtësi dhe dukeshin si të ngecur në një kurth. Kjo skenë është përsëritur dy herë në dy zona të ndryshme dhe pati shumë të lënduar. Ishte shumë e vështirë të ruhej qetësia, ndërkohë që kemi tentuar të ndihmojmë njerëzit aq sa mundëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *