VIDEO/ Pamjet të pa transmetuara! Rrinte para pasqyre dhe nxirrte karton të verdhë! Jo vetëm lojtarët, ja si e bëri nxehjen arbitri i finales së Champions League

Një nga arbitrat më të mirë në botë mori besimin e UEFA-s në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit dhe duhet pranuar se bëri një punë të mirë. Megjithatë Marciniak është kthyer në objekt bisede nga mediat britanike. Një video ka dalë nga arbitri duke bërë nxehje në dhomën e zhveshjes, teksa finalistët e Champions League po bëjnë të njëjtën gjë në fushë, pak para fillimit të ndeshjes. Në video mund të shihni arbitrin polak duke ushtruar për të treguar kartonin e verdhë në pasqyrë.

Për më tepër, mund të shihni që Marciniak po kontrollon që mikrofoni dhe të gjitha kabllot janë të lidhur mirë. “A jeni gati, zotërinj? Le ta shijojmë. Kemi kohë për të marrë një vendim. Mund të kalojnë pesë sekonda, nëse keni nevojë për kaq shumë,” u tha ai ndihmësve të tij Paëe? Sokolnicki dhe Tomasz Listkieëicz përpara se të dilte në fushën e Stambollit në Manchester City-Inter. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online