Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë nuk ka kaluar pa polemika mbi arbitrimin. Në minutën e 66 të ndeshjes, kur rezultati ishte 3-1, kishte një kontakt në zonë mes Glik dhe Manajt. Mbrojtësi i Polonisë kap këmbët e sulmuesit shqiptar dhe nuk kishte asnjë kontakt me topin. Por arbitri nuk e mendoi në këtë mënyrë dhe akordoi kartonin e verdhë për Manajn për shkakun e protestave.
Për më tepër, çuditërisht as VAR nuk hyri për të riparë aksionin. Megjitahtë përsëritjet e pamjeve e treguan qartësisht se kishim të bënim me një 11-metërsh të mohuar për Shqipërinë, kjo e pranuar edhe nga vetë specialistët e gjykimit në Poloni. /Sport Ekspres/
Naprawd? czysto…?#POLALB pic.twitter.com/gB2GaOyJJW
— P??st Scriptum (@PiotrSlawski) September 2, 2021