Erion Veliaj pasqyron golin e Sokol Cikalleshit në gjuhën serbe, detyrohet të fshijë postimin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shpërndarë golin e Sokol Cikalleshit, i cili solli baraspeshën në takim, përpara se Polonia të shënonte dhe tre gola të tjerë dhe ndeshja të mbyllej në 4-1. Çdo gjë normale, pasi është mirë që një zyrtar shqiptar të përkrah Kombëtaren e Shqipërisë, por komentatori i zgjedhur nga Erion Veliaj nuk ishte i duhuri.

Teksa mund të gjente fare lehtë komentim nga gjuha shqipe dhe të gjitha gjuhët e mundshme në Europë, Erion Veliaj zgjedh komentimin e golit në gjuhën serbe. Pas koncertit të Bregoviç në Korçë dhe gjithë situatës politike të ndodhur në kohët e fundit, padyshim që reagimi ka qenë i madh nga ndjekësit. Më pas Veliaj është detyruar që të fshijë postimin e tij nga Facebook. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online