VIDEO/ Pamjet apokaliptike që vijnë nga Italia, objektet fluturojnë dhe skena të frikshme që ndërpresin ndeshjen

Pamjet të frikshme dhe apokaliptike kanë ndërprerë ndeshjen e tenisit që po zhvillohej në Verona. Dy tenistët Manuel Guinar dhe Maxime Janvier po përballeshin me njëri-tjetrin, ndërsa natyra kishte planifikuar gjëra të tjera.

Era e fortë ka marrë gjithçka përpara dhe objektet po fluturonin në ajër. Stuhia ishte shumë e madhe, aq sa lojtarët, gjyqtari dhe mbledhësit e topit nisën që të vraponin duke kërkuar një vend të sigurtë për të qëndruar.

Si për ta bërë edhe më të frikshme situatën, energjia elektrike është ndërprerë. Kështu ishte e pamundur që të shihje dhe është pritur deri në momentin që stuhia të qetësohej dhe moti të përmirësohej, për të vazhduar ndeshjen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online