VIDEO/ Pamje horror! Marcelo i thyen këmbën rivalit si kurrë më parë në karrierë, fillon të qajë si fëmijë dhe vendos duart në kokë kur pa se çfarë bëri

Braziliani Marcelo është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të të gjitha kohërave. Prej vitesh luajti te Real Madridi, me të cilin fitoi gjithçka që mundi dhe prej disa muajsh veshi fanellën e Fluminense.

Nëse do ta dinte se çfarë do të ndodhte në ndeshjen e Copa Libertadores kundër Argentinos Juniors, mbrojtësi 35-vjeçar ndoshta nuk do të kishte hyrë fare në fushë. Në minutën e 58-të të ndeshjes, Marcelo dëmtoi rëndë futbollistin kundërshtar Luciano Sanchez, thyerja e këmbës së të cilit është një nga më të rëndat që janë parë ndonjëherë.

Braziliani ishte shumë i pakujdesshëm. Ai e shkeli këmbën e Sanchez, e cila u thye menjëherë dhe pas një lëndimi të tillë, ky 29-vjeçar do ta ketë të vështirë t’i rikthehet futbollit. Marcelo nuk kishte asnjë qëllim të dëmtonte rivalin e tij. Marcelo u largua nga fusha i përlotur dhe duke shtrënguar kokën për atë që kishte bërë në fushë, teksa arbitri e ndëshkoi me karton të kuq. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *