VIDEO/ Pa mbaruar ende rënia e gongut, KO më i shpejti në histori vjen nga Uly Diaz për 2 sekonda

Në BKFC, organizatën që lejon boksierët për të luajtur pa doreza, për të kthyer boksin e vërtetë anglez, është arritur edhe nokautimi më i shpejti në histori. Luftëtari nga Kuba, Uly Diaz, ka arritur që të mposht kundërshtarin e tij amerikan, Donelei Benedetto fare lehtësisht.

Madje ende pa përfunduar rënia e gongut do të mbyllej edhe kjo përballje. Menjëherë pasi të dy boksierët i kanë dhënë duart njëri-tjetrit, në shpejtësi të pabesueshme Diaz është nisur për të goditur me të majtën e bllokuar dhe menjëherë është zbrazur e djathta e tij që e ka lënë pa ndjenja boksierin amerikan. E gjitha kjo ka ndodhur në hark kohor brenda 2 sekondave, duke krijuar një histori më vete. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online