VIDEO/ Ose lojtari, ose topi, të dy JO! Tifozët e Espanjol dashurohen me ndërhyrjen e Keidi Bares, direkt në këmbët e Araujos

Në mbrëmjen e djeshme u luajt edhe derbi mes Espanjolit dhe Barcelonës që u përfshi jo pak nga tensionet. Dy kartona të kuq janë dhënë në këtë përballje, atje ku Keidi Bare e nisi nga minuta e parë. Mesfushori shqiptar bëri një ndërhyrje të ashpër në minutën e 23 ndaj Araujo duke ia hedhur paq me kartonin e verdhë. “Mund të iki lojtari ose topi, por asnjëherë të dy bashkë”. Tifozët e Espanjolit janë krenuar në rrjetet sociale duke shpërndarë ndërhyrjen e Bares që shkon direkt në këmbët e Araujos.

Kjo për shkakun se mesfushori tregon grintë dhe është si një luf.tëtar në fushën e blertë, pavarësisht se në disa raste ndërhyrjet e tij i përkasin “shkollës së vjetër” të futbollit. Për më tepër Araujo ka bërë një gjest të shëmtuar duke ofenduar stafin e Espanjolit dhe një lojtar kundërshtar që do të zëvendësohej nga trajneri Moreno. “Araujo, nuk do ta guxonte kurrë të ngrinte zërin para Keidi Bares”, shkruhet në rrjet. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online