VIDEO | Olajinka-Ejupi, dyshja “korçare” që tund rrjetat

Verën e vitit 2013 iu bashkua Skënderbeut, por qëndroi te korçarët vetëm një muaj. Janë të shumtë ata që do të betoheshim që Muzafer Ejupi kurrë nuk ka qenë pjesë e bardhekuqve. Sulmuesi, pas një sezoni të më mirë me Shkëndijën, kishte realizuar 19 gola, bindi drejtuesit e Skënderbeut t’i ofronin një kontratë.

Gjithsesi marrëveshja u shkëput dhe sulmuesi u kthye në Maqedoni. 14 gola me Turnovo, pak muaj në Tajlandë dhe ishte Kroacia stacioni i radhës në karrierën e sulmuesit 30-vjeçar. Me Slaven Belupo spikati, duke shënuar 21 gola në një sezon e gjysmë. Më pas e bleu Osijeku dhe aty bëri mirë, derisa pati një dëmtim.

Së fundmi është rikthyer, teksa luajti 7 minuta kundër Lokomotivës së Zagrebit. Sot ai ka gjetur edhe golin e parë sezonal. Një realizim i bukur i sulmuesit, që mposhti portierin e Rijekës dhe hapi për momentin takimin, që Osijeku e humbi me rezultatin 3-1. Ejupi zëvendësoi Abazajn në të 76’ dhe gjashtë minuta më pas realizoi.

https://www.facebook.com/nkosijekfans/videos/311995062831959/

PITER OLAJINKA – Sulmuesi nigerian njihet nga të gjithë në vendin tonë. Në vendin tonë ka spikatur me Bylisin fillimisht dhe më pas u ble nga Skënderbeu. Korçarët më pas e shitën te Gent në Belgjikë dhe së fundmi është pjesë e Slavia Pragës në Çeki,

Pasi asistoi të enjten në takimin kundër Seviljes në Europa League, Olajinka këtë herë ka shënuar në kampionat. Tre minuta iu deshën sulmuesit të zhbllokonte takimin kundër Pribram, që u mbyll me rezultatin 0-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *