VIDEO/ Olainka ngre siparin e golave në sfidën e çmendur, Slavia vijon rrugën drejt Tiranës mes 7 golave dhe dy kartonëve të kuq

Lask Linci dhe Slavia e Pragës kanë dhuruar një ndeshje spektakolare mbrëmjen e sotme. Çekët kanë siguruar kuakifikimin mes 7 golave dhe dy kartonave të kuq. Siparin e golave e ngriti ish-lojtari i Skënderbeut, i cili në minutën e 24 e dërgon topin në trekëndësh pas një goditjeje nga brenda zone.

Vajsinger barazon në minutën e 36, ndërsa vetëm një minutë më vonë Bah i çon shifrat në 1-2. Por pjesa e parë nuk mbyllet në mënyrë të mirë për Slavian, teksa Oso lë skuadrën me 10 lojtarë. Sor shënon të tretin në minutën e 62-të, ndërsa në minutën e 76 nis përmbysja për Austriakët.

Vajsinger ngushton fillimisht diferencat, ndërsa më pas me një gol në të 88-n dhe 89-n Gruber dhe Shmidt kthejnë rezultatin në 4-3. Ndërkohë në minutën e 85, Plavshiç kishte lënë çekët me 9 lojtarë në fushë. Pavarësisht fitores së sotme, rrugën drejt Tiranës e vazhdon Slavia e Pragës, e cila fitoi sfidën e parë 4-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *