VIDEO/ Olainka jep asist për të eliminuar Leiçesterin, festës së Slavias i bashkohet edhe një vizitor i veçantë

Leiçesteri i ka thënë sot lamtumirë Europa Ligës, teksa është mposhtur me shifrat 0-2 nga Slavia e Pragës. Goli parë erdhi në minutën e 49 nga Provod, ndërsa në të 79-n ishte një perlë e Simas nga jashtë zone që vulos shifrat përfundimtare. Protagonist në këtë eliminim të “dhelprave“ ishte edhe Peter Olainka, i cili ka autorësinë e asistit në golin e dytë të takimit.

Padyshim që në përfundim të 90 minutave festa i takonte e gjitha çekëve, ndërsa gëzimit i bashkohet edhe një i vizitor special. Një prej anëtarëve të Slavias ka marrë telefonin në dorë dhe ka bërë në këtë mënyrë pjesë të festës edhe Tomas Souçek. Ky i fundit nuk i ka harruar ende ngjyrat bardhekuqe, pavarësisht se verën e kaluar u transferua drejt Uest Hemit në Premier Ligë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *