“E pësuam si pulat”! Kritikat e forta të Gatuzos, por i merr në mbrojtje futbollistët e Napolit pas eliminimit

Napoli fitoi me rezultatin 2-1, por ky rezultat ishte i pamjaftueshëm për të përmbysur disfatën 2-0 ndaj Granadës në ndeshjen e parë duke u eliminuar nga “Europa League”. Kjo skuadër bëhet e dyta pas Interit që largohet zyrtarisht nga gara europiane. Trajneri Xhenaro Gatuzo u shpreh se skuadra e tij pësoi gola “foshnjarak” që nuk mund të pranohet. Megjithatë, si në çdo prononcim tjetër, tekniku italian kërkon që ky dështim t’i faturohet atij dhe jo lojtarëve.

“Performanca ishte e mirë por pranuam gola si pula. Nuk mund të pranosh gol të tillë kur jemi 3 kundër 1 në zonë. Kushdo që e përfaqëson këtë skuadër duhet të respektohet me shumë. Kritikat për humbjen duhet të shkojnë në adresën time, jo te lojtarët” – u shpreh Gatuzo.

Napoli po kalon një moment mjaft të vështirë, pasi vetëm në pak javë ka humbur dy kompeticione, në Kupën e Italisë përballë Atalantës dhe në Europa Ligë përballë Granadës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online