Polemikat dhe përplasja pas Milan-Zvezda, Stankoviç shpjegon inatin me arbitrin: Do ishim kualifikuar…

Polemika të mëdha janë hapur në fundin e ndeshjes mes Milanit dhe Zvezdës që ka përfunduar me rezultatin 1-1. Ekipi serb kishte mundësinë e vetme për t’u kualifikuar në momentin e fundit, atëherë kur fitoi një goditje këndi.

Teksa portieri i Zvezdës doli nga kuadrati i tij për të mbërritur në sulm dhe për të tentuar mundësinë e vetme që të eliminonin Milanin, mbërriti vërshëllima e trefishtë e arbitrit. Kjo solli reagimin e ashpër të Stankovic dhe gjithë pjesëtarëve të Zvezdës që shkuan te arbitri duke protestuar që nuk e lejoi ekzekutimin e goditjes nga këndi.

“Kualifikimi ishte i mundur sepse ne besuam shumë në të. Jam krenar, është pak për të thënë se jam vërtet krenar. Djemtë e mi treguan se mund të bëjnë gjëra të mëdha, do të jem gjithmonë në krahun e tyre. Klubi më ka besuar mua kur isha i ri dhe e kisha eksperiencën e parë. Nuk u zemërova në fund, por më erdhi keq për goditjen e këndit.

Duhej të ishte goditur. Sikur të kishim qëndruar në 11 kundër 11 do të kishim më shumë shanse. Ajo goditje do të na bënte si fitues, ose do të ishim mundur. Milani ishte në vështirësi në ato momente. E dhamë shpirtin tonë dhe do ta kishim mundur Milanin. Shpresoj të bëj një të tretë e asaj që bërsa si lojtar, si trajner”, tha Stankovic në përfundim të takimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online