Edon Zhegrova i ka thënë fund ngërçit të golave që e kishte kapluar që nga muaji prill i vitit të kaluar. Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën falë një gjuajtjeje mjaft të bukur kundër Rennes-së. E majta e Zhegrovës u ndal në rrjetë në minutën e 59 të takimit, duke kthyer barazimin e përkohshëm në ndeshje.
Më pas ishin Cabella në të 85-n dhe Gomes-i në të 93-tën që fiksuan shifrat në 1-3. Me këtë fitore Lille shkon në kuotën e 38 pikëve dhe mban vendin e 6 në renditje. Një pozicion që e mban ende në garë për në Kupat e Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
First goal of the season for Edon Zhegrova ??
— Kosovar Football ?? (@kosovarfootball) February 4, 2023