Harry Maguire është bërë shpesh një tabelë qitjeje nga tifozët e Manchester United dhe arsyeja e vetme janë gabimet e shumta që ai bën në fushën e lojës. Një tjetër gafë mban emrin e tij mbrëmjen e stome kundër Milanit, duke humbur një rast thuajse të sigurt për gol.
Pas një harkimi në zonën e kuqezinjve nga këndorja, mbrojtësi i “djajve të kuq” e gjen veten vetëm një hap larg portës së zbrazët. Mjaftonte një devijim i lehtë për ta shtyrë topin në rrjetë, por Maguire duhet të kënaqet vetëm më një shtyll.
Me këtë rast flagrant të humbur mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e Premier League legjjitimon edhe njëherë nofkën “mbreti i gafave”. Ndërkohë pjesa e parë e sfidës mes Manchester United dhe Milanit është mbyllur në barazim 0-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
É da vida meus caros. pic.twitter.com/kpiciA46TK
— Gonçalo Santos (@NunoElfuser) March 11, 2021