VIDEO/ Nuk ka fitues në sfidën mes “djajve”, Milani trondit Manchester United në frymën e fundit

Nuk ka fitues në sfidën e sotme mes “djajve”. Kryendeshja e Europa League mes Manchester United dhe Milanit është mbyllur në shifrat e barabarta 1-1. Ishte ekipi anglez ai që gjeti i pari rrugën e rrjetës. Kur kronometri shënonte minutën e 50, Diallo shfrytëzon një top të gjatë të hedhur në zonë dhe e dërgon topin pas shpinës së Donnarumma-s.

Por kur pritej që “djajtë e kuq“ të largoheshin me fitoren në xhep nga “Old Trafford“, Milani bën befasinë. Kuqezinjtë kanë shokuar Manchester United në frymën e fundit të takimit. Në momentin që po luhej minuta e dytë e shtesës, Simon Kjaer bën një goditje mjaft të bukur e kokë dhe vendos barashpeshën, duke e dërguar Milanin në ndeshjen e kthimit në një pozicion më favorit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online