VIDEO/ Tirana ndez derbin, bardheblutë “kërcënojnë“ Partizanin: Kampionët e padiskutueshëm të çdo epoke

Pas dy ditësh e gjithë vëmendja e sportdashësve shqiptarë do të jetë e kthyer nga derbi i kryeqytetit. Tirana dhe Partizani do të përballen për të 3-tën herë këtë sezon me njëri-tjetrin, në një ndeshje ku asgjë tjetër nuk ka rëndësi përveç fitores. Kampionët në fuqi kanë ndezur derbin përpara kohe, teksa kanë shpërndarë në faqen e tyre zyrtare në “Facebook” një video motivuese, ku “kërcënojnë”

“Galaktikët bardhezblu zbresin në fushë. Kampionët e padiskutueshëm të çdo epoke. Një kryeqytet, një kryeskuadër, 1 kryevepër”, janë fjalët që Tirana bashkangjit në videon me momente nga golat e shënuar në portën e Partizanit. Derbi do të luhet më 13 mars në orën 13:00 dhe shënon një moment të rëndësishëm për të dy ekipet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online