Eneo Bitri ka veshur kostumin e heroit te Astana brenda pak kohësh. Ish-mbrojtësi i Partizanit po dëshmon vlerat e tij dhe është padyshim lojtari më i mirë i kazakëve në “Conference League”. Vetëm pak ditë më parë do të arrinte që të shënonte me kokë kundër Aris në minutat e fundit të shtesës kur të gjithë po përgatiteshin për ruletën ruse.
Penalltitë nuk do vendoseshin në zbatim pasi Bitri kishte shënuar. Ndërkohë në ditën e sotme është luajtur përballja mes Kups dhe Astana. Teksa vendasit po përgatiteshin për të lënë fushën e blertë me fitoren 1-0 vjen goditja nga distanca e Bitri që ndalet në cepin e rrjetës. Këtë herë me këmbë dhe me të njëjtën reagim, për të dëshpëruar kundërshtarin dhe për të nisur festën tek të tijët. Nuk quhet Eneo Bitri, por “Hero Bitri”. /Sport Ekspres/