VIDEO/ Goditjet nga këndi rrëzojnë Laçin! Nuk ka surprizë nga kurbinasit, Anderlehti largohet me njërën këmbë në “play off”

LIVE, Laçi-Anderleht 0-3 Delcroix 27′, Hoedt 42′, Rafaelov 61

Mbrëmja e sotme nuk ka reszervuar surpriza në “Elbasan Arena”. Anderlehti e ka bërë gjithçka të dukej e lehtë, teksa arrin të marrë një fitore të thellë 3-0. Një rezultat ky që nuk i përgjigjet tërësisht lojës së zhvilluar në fushë. Ishin pikërisht goditjet nga këndi ato që rrëzuan përtokë Laçin, pasi dy golat e parë u shënuan në këtë mënyrë.

Laçi luan si i barabartë në pjesën e parë, duke bërë mirë detyrat e caktuara nga Duro. E madje edhe duke kërcënuar portën kundërshtare. Megjithatë pjesa e dytë nuk flet njësoj për kurbinasit, te të cilët 2 golat e pësuar kanë lënë efektet psikologjike te lojtarët.

Skaudra lë më tepër hapësira pas, të cilat i shfrytëzon më së miri Rafaelov në minutë ne 61. Me një goditje nga distanca, futbollisti i Anderleht lë Sherrin të palëvizur dhe i dërgon shifrat në 0-3. Kështu belgët e udhëhequr nga Kompany largohën nga Shqipëria me njërën këmbë në “play off”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online